150 zeje i ‘përpiu’ koha

  • 30 July 2015 - 17:30
150 zeje i ‘përpiu’ koha

Me vdekjen e Ali Nallbanit u zhduk zeja e mbathtarëve

Në shekullin e  XV Prizreni thuhet se kishte të zhvilluara 180 lloje zejesh të ndryshme  nga ajo e  armatimit deri tek mbathtarët, tani nga këto zeje 150 sish janë zhdukur. E, në mesin e këtyre zejeve të zhdukura është edhe ajo e mbathtarëve

Sa i përket zhvillimit të trashëgimisë, qyteti i Prizrenit është shembull në gjithë Kosovën, e mbase edhe në Ballkan. Dallohet për filigranistë, briskaxhinjë, qeleshepunues, farkëtarë, këpucëtarë, saraçë e mbathëtarë. Por, kur ato zeje më nuk janë atraktive ato janë zhdukur e disa janë drejt zhdukjes. Kryetari i Shoqatës së Afaristëve dhe Zejtarëve, Afrim Tejeci, shprehet për gazetën “Kosova Sot” se shoqata që ai drejton është në gatishmëri për të ndihmuar nismat për të ruajtur këto zeje të vjetra. “Zeja e  mbathtarëve  dikur në Prizren ka qenë  shumë e përhapur. Në shekullin e XV thuhet se Prizreni ka pasur mbi 100 mbathtarë, kurse deri para pak vitesh në Prizren kishte tre mbathtarë. I fundit mbathtarë në  Prizren ishte Ali Nallbani. Shumë familje në Prizren në bazë të kësaj zeje kanë marrë mbiemrin Nallbani", tregon Tejeci. (Më gjerësisht mund t'a lexoni në numrin e sotëm të gazetës KOSOVA SOT)