Më 2050, bota do t’i ketë 9.7 miliardë banorë: Ja cili do të jetë populli më i madh në botë

  • 30 July 2015 - 19:33
Më 2050, bota do t’i ketë 9.7 miliardë banorë: Ja cili do të jetë populli më i madh në botë

Hulumtuesit e Kombeve të Bashkuara, kanë bërë të ditur se deri në vitin 2050, bota do të numërojë mbi 9.7 miliardë banorë. Në 35 vitet e ardhshme, bota do të ketë 2.4 miliardë njerëz më shumë. E, deri më 2100, në botë do të jenë hiq më pak se 11.2 miliardë banorë.

Prej vitit 2015 deri më 2050, koncentrimi i popullsisë do të jetë në Indi, Nigeri, Pakistan, Republikën Demokratike të Kongos, Etiopi, Republikën e Bashkuar të Tanzanisë, Shtete të Bashkuara të Amerikës, Indonezi dhe Ugandë.

India do t’ia kalojë Kinës me rritje të popullsisë, kah viti 2022.

Nigeria parashihet të ketë më shumë popull se Shtetet e Bashkuara, deri tek viti 2050.

Numri i popullatës që jeton në 28 shtete të Indisë parashihet të dyfishohet, kurse deri në vitin 2100 do të pesëfishohet, transmeton Telegrafi.

Angola, Burundi, Republika Demokratike e Kongos, Malavi, Mali, Nigeri, Somalia, Uganda, Republika Demokratike e Tanzanisë dhe Zimbabve pritet të kenë një “bum” në shtimin e popullatës, e cila pritet të pesëfishohet.