Digjen pishat nga zjarri në Elbasan

  • 30 July 2015 - 19:50
Digjen pishat nga zjarri në Elbasan

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë masivin me pisha në Kodër Krastë të Elbasanit, mëngjesin e së enjtes.

Ndërhyrja e menjëhershme e zjarrfikëseve dhe policisë ka bërë të mundur vënien nën kontroll të zjarrit, ndërkohë që paraprakisht thuhet se është djegur një sipërfaqe e madhe me shkurre dhe pisha.

Sipas policisë, dyshohet se zjarri është shkaktuar nga pakujdesia, por po hetohet edhe për zjarrvënie të qëllimshme dhe po punohet për identifikimin e autorëve të mundshëm.

Zjarri është identifikuar në orët e para të mëngjesit, çka e bën të pamundur që shak të jenë bërë tëmperaturat e larta, transmeton Top Channel.

Pas më shumë se 1 orë zjarrfikëset kanë mundur të fikin të gjitha vatrat e zjarrit.