Vëllai ther vëllanë në Prizren

  • 07 December 2017 - 11:22
Vëllai ther vëllanë në Prizren

Një person është therur me një mjet të mprehtë nga vëllai i tij në Prizren. Kështu bëhet e ditur nga Policia e Kosovës.

Sipas Policisë, viktima dhe i vëllai të dy kanë probleme psikike. Me urdhër të prokurorit, rasti vazhdon të hetohet në procedurë të rregullt.

Ky është njoftimi i policisë:
 
Viktima mashkull K/Shqiptar ka kërkuar ndihmë mjekësore, pasi që i njëjti ishte therur me një mjet të mprehtë nga vëllai i tij. I dyshuari dhe viktima kanë probleme psikike dhe me urdhër të prokurorit, rasti vazhdon të hetohet në procedurë të rregullt.

(Kosova Sot)