Bekim Haxhiu thotë se e ka parë Albin Kurtin duke hedhur gaz lotsjellës

  • 07 December 2017 - 11:37
Bekim Haxhiu thotë se e ka parë Albin Kurtin duke hedhur gaz lotsjellës

Sot po mbahet seanca e rradhës ndaj katër deputetëve të Vetëvendosjes për hedhjen e gazit lotsjellës. Deputeti i PDK’së, Bekim Haxhiun i thirrur në cilësinë e dëshmitarit, ka thënë se ka parë Albin Kurtin duke hedhur gazin lotsjellës. Sipas tij, ka pasur edhe deputetë të tjerë të VV’së që kanë hedhur gaz e që nuk janë të akuzuar.

“Albin Kurti fillimisht ka hedhur ujë në drejtim të kryesisht Xhavit Haliti. Pastaj ka provu ta qëllojë edhe me vezë, dhe këto protestime kanë vazhduar deri në hudhjen e gazit lotsjellës.”

“Gazin lotsjellës e ka hedhur Albin Kurtin. Është ulur në pjesën mu përpara foltores së Kuvendit. E ka ndez në tokë, dhe e ka hedhur me këmbë në drejtim te LDK’së. I është dukur pak, pastaj me shkelm e ka hedhur edhe te pjesa e grupit parlamentar të PDK’së”.

Haxhiu gjatë dëshmisë ka thënë se edhe deputetët Kadaj-Bujupi dhe Topalli kane hedhur gaz lotsjellës në seancat tjera.

Madje, sipas tij, ka pasur edhe deputetë tjerë qe sot nuk janë të akuzuar, por që kanë hedhur gaz.

“Hedhja e gazit me sa me kujtohet ka ndodhur edhe nga Donika Kadaj - Bujupi dhe Faton Topalli, ne seancat tjera. Kane hedhur edhe deputetë tjerë të cilët sot nuk janë të akuzuar”

Trupi gjykues nuk ka lejuar që dëshmitari të përmend me emra personat tjerë që, sipas tij, kanë hedhur gaz, pasi sipas gjyqtarit Beqir Kalludra ata nuk janë objekt i aktakuzës. 

(Kosova Sot)