Guraziu: Protagonistët e VV-së u pasuruan - Lajme - Kosova Sot
Guraziu: Protagonistėt e VV-sė u pasuruan

Guraziu: Protagonistėt e VV-sė u pasuruan

Sipas Guraziut, ngritja e VV-së ishte më shumë një ngritje tepër e shpejtë e artificiale, duke ua shpërlarë trurin të pakënaqurve dhe militantëve të rebeluar ndaj pushtetit të inkriminuar, por që e panë qytetarët se VV-ja e Albin Kurtit është vetëm një kopje e klanit të njohur kriminal "PRONTO"?! " Kur kopjon, mendon e vepron, edhe VV-ja njëjtë si nëntoka kriminale e 'Pronto'-s dhe e cila nëntokë kriminale po ashtu USHQEN nga i njëjti grazhd edhe VV-në dhe anasjelltas (Shpend Ahmeti me klikën e tij e ushqeu mirë nëntokën me leje ndërtimi, tenderë, toka komunale e shumëçka tjetër), duke menduar se ata janë 'EDHE MBI LIGJIN, EDHE MBI SHTETIN', që janë financuesit e vërtetë të fshehur të Albin Kurtit dhe VV-se", vijoi më tutje ai.

"Janë pronarët mafiozë nga Zvicra për çështjen e PTK-së, pronarë nga SHBA-ja dhe fonde të tjera milionëshe enigmatike e kriminale për interesa të tyre të përbashkëta, ku u arrit kulmi i pakënaqësisë, kur u mësua se vetë shefat e VV-së u shndërruan në milionerë e multimilionerë brenda pak muajve e pak viteve, si Shpend Ahmeti, duke e keqpërdorur autoritetin e tij, si Liburn Aliu, i cili ishte tepër i varfër e i padijshëm, por u shndërrua në multimilioner, si Xhelal Sfeçla, ish-shef i Inspektoratit në Prishtine, i cili ishte i varfër, e aktualisht është bërë lideri më i pasur në VV. Populli në qershor kishte votuar duke mos pasur njohuri fare për pasurinë e liderëve të VV-së, të cilët çirreshin kundër klanit 'PRONTO', e vetë ishin pjesë e po këtij klani të kriminalizuar nga SHIKu, ku merrnin milionat, shtëpitë, jahtet. Këtu u dëshpërua populli shumë shpejt edhe nga VV-ja, duke u bindur se të gjitha aktivitetet dhe deklaratat i kanë pasur për të mashtruar dhe për marketing politik, përderisa ta marrin pushtetin", theksoi Guraziu.

(Kosova Sot)

14 orë e 17 minuta më parë