Misteri i zhdukjes së avokatit shqiptar, prokuroria italiane i dërgon kolegëve në Durrës…

  • 07 December 2017 - 20:53
Misteri i zhdukjes së avokatit shqiptar, prokuroria italiane i dërgon kolegëve në Durrës…

Për zhdukjen e avokatit shqiptar Besnik Muço, prokurorët e Macerata kanë nisur një letërporosi në Shqipëri në përpjekje për të hedhur dritë mbi atë që ndodhi me Besnikun, 54-vjeçarin e zhdukur që nga 2 nëntori, ditën që ai u nis nga Durrësi për të takuar familjen e tij, e cila jeton në Macerata.

Bileta e tragetit që kishte për të shkuar në Itali, u gjet “e shënjuar”, shenjë që do të thotë se personeli i tragetit e ka kontrolluar, raportojnë mediat italiane.

Por, askush nuk mban mend ta ketë parë avokatin në tragetin “Adria Ferries”, aty ku policia ka gjetur disa sende personale të avokatit.

Ndërkohë, Prokuroria në Macerata ka hapur dosjen hetimore me akuzën e vrasjes.

Një bashkëpunim me autoritetet shqiptare për të sqaruar situatën se si u zhduk më 2 nëntor avokati shqiptar.

Prokuroria e Macerata ka nisur letrën e porosisë dhe kërkoi nga kolegët e Durrësit për të bashkëpunuar me hetimet e Besnik Muços.

(Kosova Sot)