E zbulojnë shërbimet sekrete: Princi i Arabisë bleu pikturën e Krishtit për 450 milonë dollarë

  • 07 December 2017 - 21:07
E zbulojnë shërbimet sekrete: Princi i Arabisë bleu pikturën e Krishtit për 450 milonë dollarë

Princi i Kurorës i Arabisë Saudite, Mohammed Bin Salman, është blerësi i një pikture të Leonardo da Vincit, që u shit në ankand për një shumë rekorde prej 450.3 milionë dollarësh amerikanë muajin e kaluar, sipas shërbimeve sekrete amerikane, dhe një figure saudite të artit botëror, me njohuri për blerjen.

Zbulimi për blerësin e pikturës së Jezus Krishtit, e titulluar "Salvador Mundi" (shqip: "Shpëtimtari i botës"), ofron një pasqyrë të rrallë të një rivaliteti brenda dy vendeve të Gjirit Persik, për blerjen e disa prej kryeveprave të artit botëror.

Princi Bader bin Abdullah bin Mohammed, një figurë më pak e njohur dhe kushëri i largët i Princit të Kurorës, ka ofruar më së shumti para në ankandin e mbajtur në nëntor në Nju-Jork, ka thënë figura saudite e artit botëror, duke theksuar se "ai ka vepruar si ndërmjetës për MBS".

"Është fakt se kjo blerje është bërë nëpërmjet një ndërmjetësi", ka thënë ky person, raporton The Wall Street Journal.

Zbulimi se Princi i Kurprës është blerës i portretit shumë të dëshiruar të Jezus Krishtit - piktura më e shtrenjtë e shitur ndonjëherë në ankand - ka zbardhur një prej mistereve më të mëdha të botës së artit.

Dhe, ai është bërë në një kohë të papërshtatshme për udhëheqësin 32-vjeçar saudit, i cili po përpiqet ta paraqesë veten si reformator, i vendosur për të çrrënjosur korrupsionin në mbretërinë e pasur me naftë.

(Kosova Sot)