Në vend të fëmijës, "LIND" TUMORIN

  • 07 December 2017 - 21:15
Në vend të fëmijës,

Një nënë e dy fëmijëve ka 'lindur' një masë tumoroze, pasi që mori vesh se fryrja e barkut nuk i ishte paraqitur nga shtatzënësia, por nga kanceri. Lauren Knowles, 27 vjeçe, nga Aberdeni i Skocisë, mbeti e tmerruar kur kuptoi se në bark nuk mbante një bebe, sikur që shpresonte, por një kancer vdekjeprurës. Edhe pasi u operua dhe filloi trajtimin me kimioterapi, kanceri i saj vazhdoi që të rritej me një shpejtësi të hatashme.

Image

Kanceri ia kishte dëmtuar mitrën

Pasi që kishte përjetuar ngërçe të dhembshme të barkut, Lauren nxori jashtë masën kanceroze derisa ishte në banjë dhe i kishte ardhur nevoja 'të shtynte'. Ajo ngeli shtatzënë një vit më pas edhe pse mjekët i kishin thënë se mund të kishte probleme të ngelte shtatzënë në të ardhmen, meqë kanceri ia kishte dëmtuar mitrën. Knowles tani ka 29 vjet dhe jeton në Perth, Australi.

E pamundura bëhet e mundur

 Pasi që kishte "lindur" masën kanceroze, Lauren kishte ndier një lehtësim të madh. Lauren tregon se, gjatë tërë shtatzënësisë së mëpastajme, kishte qenë e frikësuar mos po i kthehej kanceri përsëri. "Pasi që bëmë ultrazërin e parë dhe pamë zemrën e bebes duke rrahur, filluam të qanim nga gëzimi, meqë e dinim se kjo ishte bebe e vërtetë, jo tumor", thotë ajo. Ajo shton se dëshiron t'iu japë njerëzve shpresë se, edhe në rastet më të vështira, ajo që duket e pamundur, bëhet e mundur.

(Kosova Sot)