Vdes një punëtor i KEK-ut

  • 07 December 2017 - 22:15
Vdes një punëtor i KEK-ut

Në mëngjesin e ditës së sotme ka ndërruar jetë një punëtor i Korporatës Energjetike të Kosovës. Vdekjen e 58 vjeçarit, K.E, e kanë konfirmuar për Express zyrtar të KEK’ut. Siç bëhet e ditur ai ka ndërruat jetë pas një sulmi në zemër.

“Punëtori i KEK që sot ka vdekur ka pasur sulm në zemër. Kjo është konstatuar edhe nga raporti mjekësor, i cili edhe i është dërguar KEK’ut sot gjatë ditës”, thuhet në përgjigjen e KEK.

I ndjeri ka ndërruar jetë gjatë rrugës për në spital.

“Nuk bëhet fjalë për ndonjë lëndim në punë apo diçka të tillë. Për këtë rast është njoftuar edhe Policia e Kosovës”.

(Kosova Sot)