A do të ketë zgjedhje nëse dështon demarkacioni, flet Kadri Veseli - Lajme - Kosova Sot
A do tė ketė zgjedhje nėse dėshton demarkacioni, flet Kadri Veseli

A do tė ketė zgjedhje nėse dėshton demarkacioni, flet Kadri Veseli

Në rast të mos kalimit të marrëveshjes së demarkacionit me Malin e Zi, kryetari i kuvendit, Kadri Veseli thotë se nuk ka nevojë të shkohet në zgjedhje.

Sipas tij, ka një stabilitet institucional dhe nuk i duhen vendit edhe një palë zgjedhje.

Veseli tha se kryeministri Ramush Haradinaj po punon intensivisht dhe duhet të përgëzohet për entuziazmin dhe sinqeritetin që ka në punë.

“Atë që po e bënë shumë mirë Haradinaj është vendimmarrja, ai po punon intensivisht, ai nuk ka orar të punës, ka një entuziazëm i cili dhashtë Zoti e vazhdon kështu. Një vendosmëri e cila është e sinqertë e tij, është një shpresë. Nuk po i komplikon gjërat, por i thjeshtëzon”, ka thënë Veseli.
“Nuk ka nevojë të shkohet ne zgjedhje sepse ka një stabilitet institucional”, ka përfunduar ai.

(Kosova Sot)
3 orë e 57 minuta më parë