Kandiq: Jo gjithherë kanë kryer punë kushtëzimet e BE'së ndaj Serbisë

  • 07 December 2017 - 23:49
Kandiq: Jo gjithherë kanë kryer punë kushtëzimet e BE'së ndaj Serbisë

Natasha Kandiq, themeluese e Fondit për të Drejtën Humanitare (FDH), e që është marrë kohë të gjatë me dokumentimin e krimeve të Serbisë në Kosovë, duke deponuar edhe aktpadi ndaj gjeneralëve serbë të përfshirë krime, ka bindjen se jo gjithherë kanë kryer punë kushtëzimet e BE-së ndaj Serbisë me dorëzimin e gjeneralëve në Tribunalin e Hagës.

“Megjithatë ka pasur kushtëzime për Serbinë, Kroacinë, në disa raste edhe për Bosnjën, por jo edhe për Kosovën. Tanimë Bashkimi Evropian nuk ka fuqi të merret me këtë”, ka thënë Kandiq në kuadër të panelit “Karrota dhe shkopinj - Kushtëzimi Evropian në realitetin politik në Evropën Juglindore”, në kuadër të serisë së Samiteve për Ballkanin Perëndimor në Prishtinë.

Sipas saj, instrumentet e BE-s për Kosovë dhe Serbinë duhet të kontribuojnë në ndërtimin e paqes dhe të ardhmes së Ballkanit Perëndimor. Por Kandiq vazhdon të mendoj se pajtimi është vështirë të arrihet pa u marrë me të kaluarën. Duke iu referuar qasjes që shteti serb ka ndaj gjeneralëve të dënuar për krime lufte, Kandiq ka theksuar se nuk mund të flitet për viktimat dhe të njëjtë kohë nderohen ata që i kanë shkaktuar luftërat.

“Kur jemi tek pajtimi nuk e kemi parë të jetë aq aktive as shoqëria civile dhe gjithçka është bërë nga shtetet përkatëse”, ka thënë Kandiq.

(Kosova Sot)