Djali i viktimës në Lezhë u arrestua në muajin tetor për një plagosje

  • 09 December 2017 - 09:12
Djali i viktimës në Lezhë u arrestua në muajin tetor për një plagosje

Nipi i ish deputetit të PS-së, Arben Ndola, Samuel Ndoka është arrestuar pak kohë më parë me akuzën e plagosjes.

Samuel Ndoka, është djali i Aleksandërit, i cili sot mbeti viktimë e një atentati në makinë, shumë pranë banesë së tij. Ngjarja e rëndë ndodhi mëngjesin e sotëm, ndërsa Ndoka njihet jo vetëm sivëllai i ish deputetit të PS, por edhe si një biznesmen dhe anëtar këshilli me logon e PS-së në bashkinë e Lezhës.

Ngjarja

Ishte vetë Drejtori për Krimet në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, Josif Shtëmbari që në një konferencë për mediat njoftoi arrestimin e 3 persona me armë, mes tyre edhe Samuel Ndoka, nipi i ish-deputetit të PS, Arben Ndoka. Ai akuzohet se gjatë ditës së zgjedhjeve në 25 qershor, së bashku me kushërinjtë e tij plagosën Florian Dushkun, aktivist të LSI-së.

Konkretisht u ndaluan shtetasit:

– Samuel Ndoka, pasi iu kap me vete një pistoletë me 7 fishekë

– Paolo (Francesk) Marinaj, pasi iu kap me vetë një armë pistoletë, me 7 fishekë si dhe një krehër që e mbante në çantën e krahut me 8 copë fishekë.

Të dy këta persona u arrestuan për veprën penale “Armëmbajtje pa leje”.

– Altin Mikaj, pasi me automjetin tip ‘Audi’, ka transportuar dhe fshehur të dy personat e sipërcituar, duke i ndihmuar për t’ju shmangur forcave të Policisë. Ndaj tij u mor masa e arrestit në flagrancë për veprën penale “Përkrahje e autorit te krimit”.

Shtetasi Samuel Ndoka, 18 vjeç, banues në Lezhë ishte në kërkim pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Lezhë ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg”  për Ndokën, për veprat penale “Plagosje e lehtë me dashje”, “Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe municionit”, “Kanosja apo dhunimi ndaj pjesëmarrësve në zgjedhje”.

18 vjeçari në bashkëpunim me shtetas të tjerë, njëri prej tyre i arrestuar në datë 25 tetor 2017, nën kërcënimin e armës kanë kanosur dhe dhunuar ditën e zgjedhjeve të 25 Qershorit, shtetasin F.D. më herët policia kishte arrestuar edhe nipin tjetër të ish-deputetit Ndoka, Donjet Ndoka, i akuzuar po për këtë ngjarje, të ndodhur ditën e zgjedhjeve.

(Kosova Sot)