863 mijë eurot në makinën e Sotës, zbulohet dokumenti i origjinës së parave

  • 15 December 2017 - 21:09
863 mijë eurot në makinën e Sotës, zbulohet dokumenti i origjinës së parave

Publikimi në media i disa përgjimeve të cilat edhe pse ishin pjesë e dosjes hetimore, ato u zbardhën në media vetëm ditët e fundit, kanë rikthyer në fokus çështjen “Tahiri”. 

Emisioni “JAVA” në RTSH ka siguruar një dokument ekskluziv bankar ku vërtetohet origjina e 863 mijë eurove të gjetura në makinën e biznesmenit Orest Sota. Ai u zbardh nga gazetari Lorenc Vangjeli. Në dokument tregohej transaksioni i bërë nga një bankë ku u tërhoq shuma e parave që iu sekuestrua biznesmenit. “JAVA ka mundur të sigurojë një dokument bankar, i cili vërteton tërheqjen e parave, dhe tregon origjinën e këtyre parave, të gjetura në makinën e Sotës. Çfarë ka ndodhur në këndvështrimin tim. Sistemi i drejtësisë funksionon në mënyrë sovjetike. Prokuroria mban peng, në funksion të një çështjeje, mban peng një djalë të ri 25-vjeçar”, deklaroi gazetari Vangjeli në “JAVA”.

Ndërkohë gazetari Artan Hoxha tha se veprimet e prokurorisë janë përqendruar pikërisht te paratë që iu gjetën biznesmenit. Sipas tij, organi i akuzës kërkon të gjejë lidhje mes Sotës e biznesmenit Tahiri.

“Prokuroria është përqendruar të gjejë lidhje mes orest Sotës dhe Saimir Tahirit. Një detaj i rëndësishëm që doli këtë javë është fakti që prokuroria e Katanias në datë 27 tetor ka regjistruar një procedim të ri. Fatin e Tahirit e kemi në dorë një arbitri që nuk është palë në Shqipëri. Në dorë një prokurorie profesionale që do na japë një përfundim nëse Tahiri është i implikuar me Habilajt, edhe pse nuk ka ende zyrtarisht një informacion nëse është marrë i pandehur apo jo. Gjykata e Tiranës, në vendimin e datës 9, nuk i ka pranuar provat e përgjimeve ambientale. Nëse do i pranonte në këtë fazë do merrnin vlera të jashtëzakonshme”, tha gazetari Artan Hoxha. 

(Kosova Sot)