Njeriu më i gjatë në Irak ankohet për neglizhencë nga shteti

  • 16 December 2017 - 20:32
Njeriu më i gjatë në Irak ankohet për neglizhencë nga shteti

Issawi, që është lojtar në ekipin kombëtar të Irakut në basketboll shpreh zhgënjimin e tij për shtetin, meqë siç thotë, ai nuk po kërkon mbështetjeje financiare, por morale.

Pavarësisht se emri i tij është në Librin e Rekordeve Botërore Guinness, Faid Issawi, njeriu i dytë më i gjatë në botë, njëherësh më i gjati në Irak, tregon se nuk po gjen mbështetjen e autoriteteve të Irakut.

Duke folur për Anadolu Agency (AA) në kryeqytetin irakian, Bagdadit, Issawi, 27 vjeç, tha se autoritetet e vendit nuk kanë shfaqur asnjë interesim për ta mbështetur.

“Në vitet 2014-2017, tre herë radhazi u shpalla i riu më i gjatë në botë, një çmim ky nga Libri i Rekordeve Botërore Guinness”, tha ai. Irakiani i gjatë 2.37 metra rrëfen se ka aplikuar në Ministrinë për Rini dhe Sport në kategorinë “individi që përfaqëson shtetin e tij”, megjithatë askush nuk kishte shfaqur interes për të.

Issawi, që është lojtar në ekipin kombëtar të Irakut në basketboll shpreh zhgënjimin e tij për shtetin, meqë siç thotë, ai nuk po kërkon mbështetjeje financiare, por morale, e cila nuk i mungon në mediat sociale ku ka rreth gjysmë milion ndjekës.

“Aktualisht kam 480.000 ndjekës, shumica nga të cilët janë të rinj dhe studentë. Shumë lehtë mund të fitoj një ulëse në Parlament nëse do të kisha garuar, mirëpo nuk kam synime të tilla, për të hyrë në politikë”, rrëfen Issawi.

Issawi flet fjalë të mira për Turqinë ku ka kaluar një vit në qytetin Aksaray, ku në shenjë falënderimi dëshiron të takojë presidentin e vendit, Recep Tayyip Erdo?an, për t’i dhuruar disa artefakte historike. Para tij, siç tregon ai, janë disa gara në Turqi, SHBA, Angli dhe Spanjë, ndërkohë që ëndrra e tij është të jetë një i dërguar i paqes që përfaqëson botën muslimane dhe arabe “.

(Kosova Sot)