Sapo u lind foshnja më e rëndë në botë, nuk do ta besoni sa kilogram është (FOTO)

  • 16 December 2017 - 20:34
Sapo u lind foshnja më e rëndë në botë, nuk do ta besoni sa kilogram është (FOTO)

Një familje po feston lindjen e foshnjës, e cila renditet si më e rënda dhe peshon gati 6kg. Brodey Young lindi mëngjesin e së martës në spitalin e Wales në Britaninë e Madhe.

Nëna e vogëlushit, e mahnitur tha: “E ndjeja ndryshimin në presion kur po lindte. E dija që ishte fëmijë i madh, por nuk ma merrte mendja aq shumë derisa e pashë. Është e mrekullueshme.”

Edhe pse është foshnja më e rëndë në botë pas një periudhe prej 10 vitesh, Sheralyn Wilcock tregoi se nuk ka pasur anormalitete gjatë shtatzënisë.

Fakti që ka lindur shumë i rëndë, bën që foshnja të kërkojë qumësht rreth 70ml cdo tre ose katër orë. Dihet se mesatarja për të ushqyer një bebe me qumësht është mes 20-40ml.

Image

 

(Kosova Sot)