Luanët e Detit po sulmojnë njerëzit

  • 16 December 2017 - 21:12
Luanët e Detit po sulmojnë njerëzit

Një pjesë e gjirit të San Franciskos është mbyllur pas dy sulmeve të rralla nga luanët e detit.

Një burrë u kafshua në zonën e gjoksit, një ditë pasi një burrë tjetër pësoi një lëndim të rëndë në krah gjatë kësaj jave.

Parku ujor i San Francisco do të qëndrojë i mbyllur deri në fillim të javës së ardhshme, thanë autoritetet, duke sugjeruar se vetëm një kafshë ishte përgjegjëse për sulmet.

Megjithëse e pazakontë, qendra lokale e gjitarëve tha se ka pasur 10 sulme të tilla gjatë një periudhe trevjeçare.

Parku Historik Kombëtar Detar i San Francisko lajmëroi se Parku ujor do të mbyllet pas raporteve për sulme nga një gjarpër agresive detar.

“Mund të jetë vetëm një luan i detit që do të jetë territorial, ose mund të jetë një gjitar i plagosur ose i sëmurë”, tha zëdhënësi i parkut Lynn Cullivan për CBS News.

(Kosova Sot)