Haziri: Kosova një lloj izolimi psikik dhe politik

  • 16 December 2017 - 21:25
Haziri: Kosova një lloj izolimi psikik dhe politik

Shqetësimin e diplomatit austriak karshi Kosovës e sheh serioz edhe politologu Arsim Haziri. "Konsideroj se diplomati austriak njëherësh edhe ish- përfaqësuesi BE-së për çështjen e Kosovës gjatë viteve '99, ka pasur mjaft të drejtë në deklarimin e tij ku e trajton Kosovën si buzë rrënimit të përgjithshëm", u shpreh ai. "Pikërisht kjo masë e madhe e degradimit politik dhe ekonomik, mbi të gjitha edhe moral, është shkaktuar si rezultat i një klike mikroborgjezësh, të cilët për interesa primare kanë shkelur seriozisht kauzat shtetërore. Fakt se Kosova është në një ndarje të thellë politike, fakt se përcillet edhe me një mënyrë sistematike e reduktimit të resurseve publike si dhe është mjaft konkrete se udhëheqësja politike në disa raste ka korruptuar edhe disa ndërkombë- tarë, rast konkret shtyllën për sundim të rëndit dhe ligjit-EULEXin", potencoi Haziri.

"Sot, fatkeqë- sisht, politika udhëhiqet nga politikanët më të degraduar nga klasa më e dëshmuar negativisht. Duke pasur parasysh këto elemente, shoqëria jonë s'mund të ketë qeverisje në baza të drejta qytetare, dhe degradimi i aparatit tonë shtetëror fillon-daton qysh prej '99-s e tutje. Ku në emër të kontributit ushtarak e patriotik kanë korruptuar e përvetë- suar pronat publike në mënyra nga më të ndryshmet", ka theksuar ai për "Kosova Sot". Sipas tij, Kosova është në një lloj izolimi psikik dhe politik.

(Kosova Sot)