Kelmendi:Në Kosovë vazhdon të mos ketë sundim të mirëfilltë të ligjit

  • 16 December 2017 - 22:20
Kelmendi:Në Kosovë vazhdon të mos ketë sundim të mirëfilltë të ligjit

Analisti Naim Kelmendi ka nënvizuar se si duket edhe ky institucion nuk ka shpëtuar pa u bërë pjesë e krimit të organizuar, ngase përflitet me të madhe se edhe përmbaruesit, mbase një pjesë e tyre u rekrutuan nga mafio-oligarkët e inkriminuar dhe u përzgjodhën e u emëruan nga politika, nga Ministria e Drejtësisë në mënyrë aspak të drejtë. Andaj, sipas tij, do të duhej që të krijoheshin mekanizma përkatës që do ta kontrollonin në mënyrë të detajuar dhe strikte punën e tyre në mënyrë që ajo të ishte e verifikueshme dhe nën përcjellje."Por mbase duke qenë edhe ata (përmbaruesit) vetë pjesë e rrjetit të krimit të nëntokës kriminale në raste të caktuara kësisoj as që e llogaritin se po e shkelin "ligjin" me të dyja këmbët, pasi që në Kosovë vazhdon të mos ketë sundim të mirëfilltë të ligjit, por sundim të nëntokës kriminale kudo dhe kjo vjen nga mafiopolitika dhe nga mafio- oligarkia kriminale bashkërisht!" theksoi për gazetën "Kosova Sot" analisti Naim Kelmendi.

(Kosova Sot)