Gati për zgjedhjet në Istog

  • 16 December 2017 - 23:13
Gati për zgjedhjet në Istog

Në komunën e Istogut është heshtje zgjedhore, kurse të dielën qytetarët e kësaj komune do t’u drejtohen kutive të votimit.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve tashmë i ka bërë të gjitha përgatitjet për rivotimin ndërsa qytetarët do të kenë mundësinë të votojnë në 23 qendra të votimit.

Edhe Demokracia në Veprim përmes ekipeve mobile nesër do të bëjë vëzhgimin e procesit të rivotimit për kryetar të Komunës së Istogut.

DnV u ka bërë thirrje subjekteve politike dhe subjekteve tjera politike të përfshira në menaxhimin e zgjedhjeve që të tregojnë maturi dhe nivel të lartë të përgjegjësisë për të garantuar një proces demokratik dhe zgjedhje të lira dhe të ndershme duke respektuar vullnetin e qytetarëve.

(Kosova Sot)