Virozat e stinës dhe aksidentet rrugore “bllokojnë” urgjencën e spitalit të Durrësit (Video)

  • 17 December 2017 - 20:22
Virozat e stinës dhe aksidentet rrugore “bllokojnë” urgjencën e spitalit të Durrësit (Video)

Në urgjencën e Spitalit të Durrësit fluksi i emergjencave i ka kaluar limitet e përballimit.

Virozat dhe aksidentet zënë vend të parë për nga numri i personave që kërkojnë ndihmë.

Ka pacientë që marrin ndihmën mjeksore në korridor. Është e vetmja mënyre për të shpëtuar, pasi shtretër nuk ka.

Deri në 250 pacientë në ditë pret urgjenca e Spitalit të Durrësit.

Aksidentet dhe virozat e stinës kanë rrritur numrin e personave që kërkojnë ndihmën e parë pranë ketij reparti.

I kufizuar në numër shtretërish dhe ambjentesh, urgjenca nuk ka vend për të gjithë.

Popullsia në qytet është rritur. Rrjedhimisht edhe numri i pacientëve.Por ambjentet e urgjencës mbeten të pandryshuar ndër vite. Në këto kushte, zgjerimi i këtij reparti shihet si prioritet.

Urgjenca e spitali Durrës përballon një numër të lartë pacientësh. Vetëm në dy javë janë kryer 3200 vizita.

(Kosova Sot)