LDK-ja këmbëngulë: Kanë ndodhur gabime teknike, Haki Rugova është fitues

  • 17 December 2017 - 21:09
LDK-ja këmbëngulë: Kanë ndodhur gabime teknike, Haki Rugova është fitues

Edhe pas përmbylljes së rezultatit preliminar të KQZ-së, LDK-ja këmbëngulë se fitues i zgjedhjeve në Komunën e Istogut do të jetë kandidati i tyre Haki Rugova.

Kështu kanë bërë të ditur në një konferencë për media, kryetari i LDK-së Isa Mustafa dhe anëtari i kësaj partie Armend Zemaj.

Sipas Mustafës, ende nuk ka fitues të zgjedhjeve pasi që rezultati është i ngushtë dhe si i tillë mund të ndryshojë në favor të Rugovës.

Ndëkraq Zemaj, me bindje është shprehur se Rugova do të jetë fitues i zgjedhjeve të sotme, pasi që sipas tij kanë ndodhur disa gabime teknike të cilat do të evitohen.

“Kanë ndodhur disa gabime teknike dhe jam i sigurt se fitues i zgjedhjeve do të jetë Haki Rugova”, ka thënë Zemaj.

Sipas të dhënave të KQZ-së, kandidati i AAK-së Gani Dreshaj ka marrë 52 vota më shumë se sa Rugova. 

(Kosova Sot)