Breshër dhe përmbytje në shkretëtirë (Video)

  • 17 December 2017 - 21:14
Breshër dhe përmbytje në shkretëtirë (Video)

Shi, stuhi dhe breshër kanë përfshirë disa pjesë të Emirateve të Bashkuara Arabe të shtunën, duke sjellë një ndryshim të madh të motit tipik të nxehtë dhe të thatë të kombit të Gjirit.

Atje ra aq shumë breshër, sa mbeti mbi sipërfaqe duke detyruar turistët që të anulojnë udhëtimet e tyre nëpër shkretëtirë.

Shiu i madh ra mbi Umm Al Quwain, Ras Al Khaimah, Dibba Al Fujairah dhe Jebel Jais, mali më i lartë në Emiratet e Bashkuara Arabe, ndërkohë që pjesa më e lehtë e shiut ra në vende të tjera dhe breshëri u raportua në pjesë të Fujairahut.

Moti i keq pritej të vazhdonte gjatë fundjavës, me pjesën më të madhe të zonës veriore dhe lindore të vendit.

"Ne presim që Dubai dhe Abu Dhabi të kenë shi, do të kenë mundësinë të kenë reshje si disa zona të tjera që u përfshinë të shtunën", tha Ahmad Al Kamali i Qendrës Kombëtare për Meteorologji (NCM) për The National. "Ndoshta do të ketë më shumë qytete që do të kenë më shumë shi".

Reshjet e shiut kanë shkaktuar edhe përmbytje në një sërë zonash duke vështirësuar qarkullimin e automjeteve.

(Kosova Sot)