S'dorëzohet Rugova: E ndjej veten kryetar

  • 17 December 2017 - 21:54
S'dorëzohet Rugova: E ndjej veten kryetar

Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Haki Rugova, pretendon të ketë fituar edhe një mandat si kryetar i Istogut, ndonëse rezultatet paraprake nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve e thonë të kundërtën.

Në një konferencë, Rugova ka falënderuar të gjithë simpatizuesit për angazhimin e tyre gjatë zgjedhjeve lokale.

“Ne kemi dalë fitues në të tri këto faza. Kështu thonë rezultatet që i kemi e që na qesin neve në përparësi”, ka thënë ai.

“Unë e ndjej veten kryetar komune”, është shprehur Rugova.

(Kosova Sot)