Mustafa: Rugova ka fituar, AAK po feston para kohe

  • 17 December 2017 - 22:16
Mustafa: Rugova ka fituar, AAK po feston para kohe

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, pretendon që kandidati i partisë së tij, Haki Rugova, të ketë fituar edhe një mandat si kryetar i Istogut, ndonëse rezultatet paraprake nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve e thonë të kundërtën.

Mustafa e sheh të paarsyeshme festën e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, kandidati i së cilës për kryetar, Gani Dreshaj, ka shpallur fitoren e tij në zgjedhje. 

Madje, sipas tij, rezultatet e KQZ'së janë të gabuara.

"LDK dhe Haki Rugova kanë fituar në Istog, ndërkaq AAK po feston para kohe", ka shkruar Mustafa në llogarinë e tij në Facebook. 

"Sipas të dhënave tona, të bazuara në numërimin e çdo vote, Haki Rugova është 55 vota përpara!", është shprehur Mustafa.

(Kosova Sot)