DnV fton LDK-në dhe AAK-në të mos festojnë, mund të ketë befasi

  • 17 December 2017 - 22:26
DnV fton LDK-në dhe AAK-në të mos festojnë, mund të ketë befasi

Demokracia në Veprim ka vëzhguar edhe procesin e numërimit të votave në 43 vendvotime në Komunën e Istogut, ku është rivotuar për kryetar të komunës.

Gjatë procesit të numërimit sipas DnV janë përfillur të gjitha procedurat e numërimit dhe gjithë procesi ka rrjedhur normalisht.

“Vendimet për shpalljen e votave të pavlefshme DnV i cilëson si të drejta. Përfaqësuesit e subjekteve politike dhe vëzhguesit e tyre nuk i kanë kontestuar rezultatet në vendvotimet të cilat DnV i ka vëzhguar”.

“Meqenëse numri i fletëvotimeve me kusht është më i lartë se sa diferenca e votave në mes të dy kandidatëve, DnV fton subjektet politike që të presin rezultatet zyrtare, të përmbahen nga festa dhe të presin numërimin e të gjitha fletëvotimeve”, thuhet më tej në komunikatë.

(Kosova Sot)