Ky është deputeti që zëvendëson Gani Dreshajn në Kuvendin e Kosovës

  • 17 December 2017 - 22:29
Ky është deputeti që zëvendëson Gani Dreshajn në Kuvendin e Kosovës

Pas përfundimit të rivotimit në komunën e Istogut, Komisioni Qendror Zgjedhor ka publikuar edhe rezultatet ku fitues doli të jetë kandidati i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Gani Dreshaj.

Dreshaj arriti që me 52 vota më tepër të fitoj duke lënë pash kundërkandidatin e tij, Haki Rugova.

Në bazë të këtij rezultati del që kandidati i AAK-së, Gani Dreshaj ka fituar 10 mijë e 241 të votave ndërsa kundërkandidati i tij, Haki Rugova, 10 mijë e 189 vota.

Ndërsa në vendin e Dreshajt, si deputet i Kuvendit të Kosovës do të jetë kandidati i PDK-së në zgjedhjet e qershorit, Rafet Rama.

Rama në bazë të votave të mbledhura posedon të drejtën e rreshtimit në legjislaturën e PDK-së në Kuvendin e Kosovës.

Rafet Rama kishte arritur që në zgjedhjet e qershorit të mbledhë gjithësej 8 mijë e 821 vota.

(Kosova Sot)