LAJM I FUNDIT/ Çahet kordoni i policisë, shënohet përplasja e parë në protestën e opozitës

  • 18 December 2017 - 11:18
LAJM I FUNDIT/ Çahet kordoni i policisë, shënohet përplasja e parë në protestën e opozitës

Është shënuar përplasja e parë në protestën që opozita e bashkuar shqiptare po mban para Kuvendit të Shqipërisë kundër zgjedhjes së prokurorit të përgjithshëm të përkohshëm.

Protestuesit e mbledhur para Parlamentit, kanë çarë kordonin e parë të sigurisë të formuar nga policia e Shtetit, për të hyrë brenda ambienteve të Kuvendit.

Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë kanë marrë nën kontroll situatën duke vendosur më tej kordon sigurie, ndërsa për të larguar protestuesit janë hedhur edhe tymues.

Protestuesit veç pankartave kundër këtij procesit, mbajnë në duar edhe flamurin e Bashkimit Evropian, dhe atë të Shteteve të bashkuara të Amerikës. Në këtë përplasje të krijuar pati edhe lëndime të protestuesve ku dy gra u morën me ambulancë për të marrë trajtim shëndetësor pasi shfaqën probleme. 

Në Kuvend, janë mbledhur deputetët e opozitës dhe të mazhorancës. Opozita do të kundërshtojë jashtë dhe brenda sallës zgjedhjen e prokurorit, ndërsa mazhoranca është shprehur e vendosur për ta bërë e vetme këtë votim, pas përfundimit të mandatit të kryeprokurorit Adriatik Llalla.

(Kosova Sot)