Kelmendi: Politika e drejtësia mbrojnë njëra-tjetrën në rrugët e paligjshmërisë

  • 18 December 2017 - 13:42
Kelmendi: Politika e drejtësia mbrojnë njëra-tjetrën në rrugët e paligjshmërisë

Analisti Naim Kelmendi ka veçuar se faktikisht ndërlidhja dhe inkriminimi i politikës me drejtësinë ka bërë që të trafikohet drejtësia, dhe se është vështirë të besohet se mund të shkëputet "martesa" e politikës dhe ndërhyrja apo ndikimi i saj me njerëzit e sistemit të drejtësisë, derisa, siç tha, kjo ngase gjithmonë këto ndërlidhje të politikës me drejtësinë, fatkeqësisht, kanë ekzistuar për ta mbrojtur njëratjetrën në rrugën e paligjshmërisë dhe trafikimit të drejtësisë. "Zaten, kjo politikë nuk është për të besuar se ka vullnet për ta shkëputur këtë ta quajmë 'martesë' me drejtësinë dhe të kërkojë një 'Vetting' për vetë- pastrimin e gjyqësorit e prokurorisë dhe për ta vënë në binarë të shëndoshë njëherë e përfundimisht shtetin e së drejtës, përveç ndoshta duke pritur ndërhyrjen e ndërkombëtarëve, sikurse ndodhi në Shqipëri, për ta krijuar me domosdo shtetin ligjor me sundim të rendit dhe ligjit. Përndryshe, gjyqësori dhe prokuroria kosovare janë të kapura nga politika e papërgjegjshme dhe e ndikuar politikisht deri më sot nga pushtetet po ashtu të papërgjegjshme ndaj drejtë- sisë dhe kjo do të duhej me çdo mënyrë të ndryshojë, ngase është në interes të qytetarit dhe të zhvillimeve të vendit, për të pasur me çdo kusht shtetin e së drejtës ku sundon ligji dhe rendi juridik ashtu sikundër çdo kund në Evropë, ky shtet i së drejtës, i pavarur dhe larg ndikimit dhe ndërhyrjes politike e të grupeve të interesit", spikati për gazetën "Kosova Sot" analisti Naim Kelmendi. 

(Kosova Sot)