Badallaj: Këta dilenxhinj zhvilluan një propagandë të paparë

  • 18 December 2017 - 15:08
Badallaj: Këta dilenxhinj zhvilluan një propagandë të paparë

Analisti Reshat Badallaj vlerëson se ardhja e Shpend Ahmetit në klubin "Vetëvendosje" nuk është e rastësishme, sepse ky ka ardhur me qëllime të caktuara dhe të interesave të tyre personale. "Dhe, ky me dredhitë e tij, që Zoti e ka lindur për këtë marifet, kur e morën Prishtinën me dallavere, me vota të vjedhura, me mashtrime dhe rrena, u kap në vallen e krimit, ndonëse mundohej mjeshtërisht dhe tinëzisht, u kap me pelë për dore në vepër të krimit nga bandat kriminale të nëntokës së errët. Mirëpo, falë Zotit, kjo bandë mafioze u zu nga taksirati i Zotit dhe popullit dhe kanë filluar t´ia hanë kokën njëri-tjetrit dhe kurrë pa e hëngër mos mbetshin, se shumë zullum kanë bërë kundër këtij populli të vuajtur. Këta cuba, dilenxhinj, matrapazë dhe dallaveraxhinj, si Shpend Ahmeti, Dardan Mulliqaj, Dardan Sejdiu, Visar Ymeri dhe disa sejmenëve të tjerë aty rrotull, kanë bërë hata në Prishtinë, duke shitur tokat në zemër të Prishtinës, kanë dhënë e shitur leje ndërtimi dhe nuk kanë lënë gjë pa bërë kundërligjshëm", theksoi analisti Reshat Badallaj për gazetën "Kosova Sot". Sipas tij, këta dilenxhinj zhvilluan një propagandë të paparë.

(Kosova Sot)