Dreshaj udhëheq me votat me postë

  • 18 December 2017 - 15:37
Dreshaj udhëheq me votat me postë

Kandidati i AAK-së për kryetar të Istogut, Gani Dreshaj ka arritur të sigurojë dyfish vota me shumë se sa kundërkandidati i tij nga radhët e LDK-së Haki Rugova.

Të dhënat zyrtare në Qëndren e Numërimit të Votave në KQZ tregojnë se Dreshaj ka marrë gjithësej 16 vota me postë ndërkaq Rugova vetëm 8 sosh.

Edhe pas këtij rezultati, Rugova kryeson për nga numri i votave në këtë komunë.

(Kosova Sot)