Baraliu: Duhet të eliminohet ndikimi dhe interferimi politik në segmentet të caktuara të gjyqësorit dhe të drejtësisë

  • 18 December 2017 - 15:39
Baraliu: Duhet të eliminohet ndikimi dhe interferimi politik në segmentet të caktuara të gjyqësorit dhe të drejtësisë

Profesori universitar Mazllum Baraliu ka nënvizuar se derisa gjithë bartësit e funksioneve publike në sistemin e drejtësisë kryesisht gjatë viteve të tëra të qeverisjeve të fundit janë propozuar dhe emëruar kryesisht nga çarqe të ndryshme dhe eksponentë të partive politike në pushtet ose me ndikim atëherë, sipas tij, gjithsesi se ndikimi i po këtyre eksponentëve politikë, subjekteve politike, pra të grupeve joformale jashtë institucioneve dhe institucionet e tjera është e qartë se ka pasur ndikim edhe në punën të institucioneve të drejtësisë dhe gjyqësisë. " Prandaj, ky korrelacioni i ndikimit ka ndikuar dhe ndikon edhe në rezultatet e punës, edhe në pavarësinë profesionale dhe ligjore të eksponentëve të ndryshëm të drejtë- sisë, në radhë të parë të prokurorëve dhe të gjyqtarëve dhe natyrisht në bilancin e tyre, performancën e tyre, rezultatet e tyre konkrete. Prandaj, ka nevojë që thjesht njëherë e mirë të eliminohet ndikimi dhe interferimi politik në segmentet të caktuara të gjyqësorit dhe të drejtësisë për arsye se ato institucione duhet të jenë ashtu siç janë me Kushtetutë absolutisht të pavarura, të pandikuara dhe të paanshme, dhe duhet ta kryejnë punën dhe përgjegjësitë e tyre në mënyrë që të kemi drejtësi për të gjithë dhe jo drejtësi selektive dhe performancë të caktuar e cila lë shumë për të dëshiruar", deklaroi për gazetën "Kosova Sot", profesori universitar Mazllum Baraliu.

(Kosova Sot)