LAJM I FUNDIT/ Reagon ashpër Ambasada amerikane për zgjedhjen e kryeprokurorit

  • 18 December 2017 - 15:49
LAJM I FUNDIT/ Reagon ashpër Ambasada amerikane për zgjedhjen e kryeprokurorit

Ka reaguar Ambasada amerikane në Tiranë në lidhje me procesin e zgjedhjes së prokurorit të përgjithshëm me mandat të parakohshëm.

Deklarata

Ambasada e Shteteve të Bashkuara dënon me forcë dhunën që ndodhi në protestën e sotme në Tiranë. Ne mbështesim të drejtën e qytetarëve për të protestuar paqësisht, por dëmtimi i pronës publike, hedhja e granatave tymuese në Parlament dhe dhuna nuk janë të pranueshme. Ne i bëjmë thirrje të gjitha partive që të tregojnë vetëpërmbajtje dhe të nxisin qetësi.Populli shqiptar nuk duhet të habitet që politikanët e tyre po luftojnë njëri-tjetrin. Kjo do të thotë se reforma në drejtësi më në fund po zbatohet. Komisionet e Vetingut do të kenë së shpejti rezultatet e tyre të para. Prokurori i Përgjithshëm që refuzonte të ndiqte penalisht politikanë është i ikur. Së shpejti do të shohim krijimin e SPAK-ut dhe BKH-së, të cilat do hetojnë dhe ndjekin penalisht zyrtarë të korruptuar të nivelit të lartë. Qytetarët shqiptarë presin me padurim për drejtësi. Dhe politikanët kanë frikë.

(Kosova Sot)