Klani i Shpendit, "Kalë troje" në shkatërrimin e "Vetëvendosjes"!

  • 18 December 2017 - 08:13
Klani i Shpendit,

KREU I KRYEQYTETIT ME SEJMENËT E TIJ, NË SHËRBIM TË INTERESAVE TË MAFIO-OLIGARKËVE TË INKRIMINUAR

Qarri: Shpend Ahmeti me klikën e vet kriminale janë kapur tërësisht dhe udhëhiqen nga klanet e krimit të organizuar

"Sot shihet hapur se Shpend Ahmeti me klikën e vet në komunën e Prishtinës janë kapur tërësisht nga klanet e krimit të organizuar dhe interesat klienteliste kriminale, prej së cilave Lëvizja "Vetëvendosje", përpos që brendapërbrenda saj është çarë në dysh, tashmë nga grupi i bërë publik i Dardan Molliqajt, Visar Ymerit -tezakut të tij Shpend Ahmetit, Dardan Sejdiut etj., rrezikon që ose ata të largohen tërësisht nga partia ose "Vetëvendosje" përfundimisht të ndahet", theksoi analisti Gani Qarri për gazetën"Kosova Sot"

Pavarësisht një fitoreje të dytë nga Lëvizja 'VETËVENDOSJE' në Prishtinë, me mjaft dyshime dhe akuza për manipulim të procesit zgjedhor nga subjektet e tjera politike, analistët konsiderojnë se ky subjekt politik që trumbetonte fitoren pa balotazh nuk e arriti atë, pasi që i ka zhgënjyer tej mase qytetarët, prej momentit kur e mori pushtetin në Prishtinë, me Shpend Ahmetin kryetar, e ku dëshmoi se është e kapur tërësisht nga klanet e krimit të organizuar dhe interesat klienteliste! Analistët politikë tanimë nuk e përjashtojnë fare mundësinë e rrezikut të shkatërrimit nga brendapërbrenda të "Vetëvendosjes" nga hienat që veprojnë aty, e që sipas tyre janë Dardan Molliqaj bashkë me Shpend Ahmetin, Dardan Sejdiun e Visar Ymerin, si i afërm (tezak) i Shpend Ahmetit, por edhe disa të tjerë. Sipas analistëve politikë, tanimë po dëshmohet se partia, e cila akuzonte rivalët e tjerë për kapje të shtetit, korrupsion, krim të organizuar dhe vrapim pas pasurimit të shpejtë kriminal, realisht edhe vetë në momentin kur përmes mashtrimit të madh e morën pushtetin, edhe atë fillimisht vetëm në kryeqytet në vitin 2013, nuk i rezistuan aspak inkriminimit, bile u inkriminuan aq shpejt dhe aq shumë saqë ia kaluan shumë fish edhe klanit kriminal "Pronto". Sipas analistëve, qytetarët nuk ia dhanë besimin në rundin e parë VV-së, ashtu sikur që këta kishin pritur, sepse ata u zhgënjyen nga gënjeshtrat dhe mashtrimet që iu ishin shitur për vite të tëra nga VV-ja, e sidomos nga klani i Shpend Ahmetit, Dardan Sejdiut, Dardan Molliqajt e të tjerëve, duke u shitur kinse si majtistë, ndërkaq që realisht menjëherë pas fitores në dhjetor 2013 dyshohen se kishin marrë si një paradhënie nga krimi i organizuar tre çelësat e tri shtëpive të mëdha në Fshatin ndërkombëtar të Prishtinës, duke jetuar në luks deri në fyt, përfshirë shumë shpejt edhe shëtitjet e bisedat "incognito" e të fshehta për projektet zhvatëse e kriminale nëpër jahte luksoze dhe me aeroplan privat të mafio-oligarkëve të inkriminuar 'Devolli', dhe jo vetëm! Tani mbetet një pritje interesante në procesin e hapur zgjedhor në VV, nëse do të largohen përfundimisht nga VV-ja hienat e kësaj partie: Shpend Ahmeti, Dardan Sejdiu dhe Dardan Molliqaj dhe klubi i tyre mbështetës apo Shpend Ahmeti sërish fshehurazi, siç e ka edhe zakon, do të vazhdojë të dëmtojë VV-në dhe të punojë ekskluzivisht në shërbim dhe për interesa të mafiooligarkëve dhe nëntokës kriminale, e cila në fakt po udhëheq realisht komplet Komunën e Prishtinës, duke paguar milionat në llogari të të lartapostrofuarve, e duke mos u marrë fareme zgjidhjen, projektet dhe problemet e qytetarëve. Njohësit e kësaj fushe konsiderojnë se tërë kjo tollovi në VV burimin e ka te motori i krimit të organizuar: Shpend Jahti dhe Dardan Sejdiu, të cilët bashkë me Devollët dhe ortakun e tyre të inkriminuar ia kanë shpërlarë trurin përmes joshjeve të panumërta milionëshe edhe Dardan Molliqajt dhe klubit të tij brenda VV-së, vetëm e vetëm që përmes manipulimit e mashtrimit të tentojnë të sjellin në krye të VV-së njeriun e përkrahur nga krimi i organizuar dhe nëntoka kriminale, e që është vetë Shpend Ahmeti me asistentin e pandashëm Dardan Sejdiu! Për të mos ndodhur këto të këqija, analistët theksojnë se tani është koha që me këtë rast "kriminal" me përfshirje në krim të organizuar, e që po zgjat prej katër vjetësh me krerët e lartë të Prishtinës të veprojnë fuqishëm Prokuroria Speciale (PSRK) dhe kryeprokuroria e shtetit, duke u bazuar në disa dhjetëra kallëzime penale të ushtruara e të deponuara nga denoncimet e qytetarëve, bizneseve, por edhe të subjekteve politike në drejtim të Shpend Ahmetit dhe grupit të tyre kriminal, sikur edhe kundër nxitësve të këtij krimi, vëllezërit Devolli, dhe jo vetëm ato.

"Në anën tjetër, Shpend Ahmeti, që ishte një individ me gjendje materiale si e tërë shtresa e mesme e Kosovës, brenda katër viteve u shndërrua në njeriun më të fuqishëm në Prishtinë, sepse afër tij iu bashkuan biznesmenët e tejkriminalizuar me shuma të mëdha parash të ardhura nga Serbia fashiste. Vetëm brenda katër vjetësh Shpend Ahmeti dhe disa të tjerë ndryshuan edhe mënyrën e jetës së tyre dhe nga shtresa e mesme kaluan në shtresën më të pasur në Kosovë, duke e bërë një jetë luksoze e duke shfrytëzuar jahte të kompanisë Devolli e si kundërshpërblim do t'u jepte tenderë dhe leje ndërtimi në tokën komunale në qendër të Prishtinës", theksoi analisti Reshat Sahitaj për gazetën "Kosova Sot"

Agjenda islamike

Analisti Gani Qarri vlerëson se zhgënjimi i parë i madh dhe i pariparueshëm për qytetarët e vendit nga Lëvizja "Vetëvendosje" erdhi pikërisht nga metamorfoza e shpejtë dhe e papritur e vetë kryetarit faktik dhe themeluesit të kësaj lëvizjeje, Albin Kurtit, i cili pa fije turpi dhe në mënyrë të menjëhershme iku nga parimet dhe themelet e krijimit të saj, si çështja atdhetare dhe ideali për bashkim kombëtar, duke përqafuar islamin ekstrem dhe fut agjendat e tyre në plan-programin qeverisës të 'Vetëvendosjes'."Metamorfoza e papritur dhe lidhjet e dëshmuara të Kurtit me islamin ekstrem nuk shkaktuan vetëm tronditje të lehtë në parti, por një tërmet të vërtetë brenda Lëvizjes 'Vetëvendosje', e cila për rreth tre muaj humbi mbi 100 mijë vota nga qytetarët e vendit. Pasurimi i madh e i menjëhershëm si dhe grumbullimi marramendës i parave nga ekstremistët islamikë dhe organizatat e tyre të panumërta, legale dhe ilegale, deri tek vetë shteti turk, pasuruan krahun e Albin Kurtit në VV, deri në atë masë saqë ai të arrijë t'i shpërblejë jo vetëm mbështetësit e vet më të afërt, si Liburn Aliu e Xhelal Sveçla, me mijëra euro rrogë mujore, por t'i paguajë me para 'cash' edhe ata që dilnin të protestonin për këtë parti, sa herë i tekej Kurtit. Marrja përsipër nga vetë Albin Kurti personalisht, e agjendave islamike si mbulesa dhe shamitë, tendencat e tij për koalicione edhe me parti ekstreme islamiste, si grupimi i Gëzim Kelmendit, loja me ndjenjat e aktivistëve që nuk i takonin grupit të Kurtit edhe me para e pagesa, shkaktuan xhelozi aq të mëdha tek grupi i Dardan Molliqajt, saqë edhe ata jo vetëm krijuan një rreshtim "antiKurti", por u vunë hapur edhe në veprim praktik, për gjetjen e burimit të parave e alternativës së mbijetesës politike, si dhe marrjen e kryesimit në parti. Ndaj sot shihet hapur se Shpend Ahmeti me klikën e vet në komunën e Prishtinës janë kapur tërësisht nga klanet e krimit të organizuar dhe interesat klienteliste kriminale, prej të cilëve Lëvizja 'Vetëvendosje', përpos që brendapërbrenda saj është qarë në dysh - tashmë nga grupi i bërë publik i Dardan Molliqajt, Visar Ymerit - tezakut të tij Shpend Ahmetit, Dardan Sejdiut etj., rrezikon që ose ata të largohen tërësisht nga partia ose 'Vetëvendosje' përfundimisht të ndahet", theksoi analisti Gani Qarri për gazetën"Kosova Sot".

"Këta bazhibuzukë dikur që shanin hapur bandën mafioze "PRONTO", ua kaluan shumëfish atyre, duke marrë në dorë bajrakun e krimit të organizuar dhe korrupsionit. Populli me vështrim të mprehtë dhe shumë të kujdesshëm i pa këta kusarë që u futën me bandën serbiane 'Devolli' në vallen e turpshme të krimit të organizuar dhe për interesa të tyre personale u dëshpëruan tej mase me këtë garniturë cubash. E tradhtuan popullin dhe interesat e tij, i tradhtuan votuesit me mashtrime, rrena të kulluara. Premtimet që i dhanë nëpër fushata parazgjedhore nuk i mbajtën dhe në fund nuk vendosi asgjë mirë vota e tyre që ua dhanë këtyre mashtruesve", potencoi analisti Reshat Badallaj për gazetën "Kosova Sot" 

Sahitaj: Hajna më të mëdhenj se klani "Pronto"

Analisti Reshat Sahitaj pohon se ai kaherë në shkrimet e tij kishte theksuar e paralajmëruar se VV është një parti e ndërtuar nga rëra dhe do të shkatërrohet herët e vonë, por nuk e ka imagjinuar se fundi i kësaj partie do të vjen kaq shpejt."Madje askush nuk e ka imagjinuar se fundi i VV-së do të vije pas fitores në Prishtinë, Prizren dhe Dardanë, mirëpo, siç kam shkruar edhe më herët në analizat e mia, se ndarja e pushtetit ndikon në ndarjen e partisë, ashtu edhe është duke ndodhur aktualisht në VV, ku të gjithë liderët e VV-së vrapojnë të ngjiten në pushtet e për të gjithë nuk ka vend. Liderët e VV-së kanë arsye të kërkojnë pushtet, sepse ata bazohen në disa të tjerë, të cilët dikur ishin të panjohur e brenda katër vitesh, sa e okupuan komunën e Prishtinës, u shndërruan në multimilionerë. Vetëm me leje ndërtimi në Prishtinë VV-ja dhe liderët e tyre përfituan miliona euro ilegale, ndërsa disa të tjerë përmes VV-së i ruajtën bizneset e tyre dhe e shtuan fitimin e tyre. Disa liderë të VV-së, të cilët kanë biznese të mëdha, filluan që të nxisnin militantët të rrotullonin kamionët me mallra nga Serbia, të cilët nuk i paguanin haraç VV-së dhe në këtë mënyrë biznesmenët e VV-së e evitonin konkurrencën për të qenë jo vetëm liderë të VV-së, por edhe në treg", është shprehur analisti Reshat Sahitaj. Mirëpo, sipas tij, në pasurim të shpejtë nuk ka mbetur vetëm Shpendi, por edhe pjesa tjetër e "suitës" së tij në qeverinë komunale. "Jo larg Shpend Ahmetit qëndron edhe Xhelal Sveçla, i cili para se të merrte pushtetin ishte një individ i shtresës së mesme dhe më kujtohet rasti i tij kur posa e mori postin si shef i kadastrës së Prishtinës do të shkonte në Durrës për pushime me një biznesmen të anës se tij, i cili ia kishte dhënë 20 mijë euro dhe do të voziste nëpër Shqipëri me xhipin e tij e me shpenzime të "shokut" që si kundërshpërblim t'ia jepte lejen për ndërtimin e një ndërtese jo larg Restorantit "Rugova", por që Xhelali nuk do kënaqej vetëm me një pushim njëmujor në bregdetin shqiptar e më 20 mijë euro, sepse të merrej leja e ndërtimit duheshin ende shuma më të mëdha t'i fuste në xhepin e tij Xhelali, e që biznesmeni nuk dëshironte t'i jepte më tepër dhe lejen nuk e mori kurrë. Është për t'u habitur se si liderët e VV-së flasin kundër korrupsionit e vetë janë të zhytur deri në fyt në korrupsion. Është e çuditshme se si liderët e VV-së tjerët i quajnë hajna e vetë janë hajna më të mëdhenj se klani "Pronto", sepse edhe VV është pjesë e përbashkët e po atij klani kriminal, pa të cilët nuk mund të ekzistojnë", ka pohuar për gazetën "Kosova Sot" analisti Reshat Sahitaj. 

"Lidhja e Dardan Molliqajt me Ilir Mirenën ishte lidhje e drejtpërdrejtë me SHIK-un, prandaj u hap portali 'Periskopi', për të depërtuar në stafin i sekretariatit për medie në 'Vetëvendosje'.Në kohën e opozitës së bashkuar LVV-AAKNISMA kur filloi një përafrim i Dukagjin Goranit e Ilir Mirenës me VV-në,të them të drejtën Dukagjin Goranin e prisnim mirë si aktivist,por aspak nuk kishim dëshirë që në Lëvizje të vijë Ilir Mirena,bashkëpunëtor i ngushtë i Berat Buzhalës,të cilët të gjithë e dimë çfarë gjuhe kanë përdor për Lëvizjen VV.Tani një vit në një takim në zyrën e Lëvizjes në Pejë e pata pyetur Dardan Molliqajn (si terroristin më të rrezikshëm në Kosovë) se a mos po vjen Ilir Mirena në 'Vetëvendosje'? Dhe ai u përgjigj: Po,vjen ai nëse e marrim ne.Kur e kanë kuptuar se Ilir Mirena nuk është i mirëpritur nga aktivistët,i kanë thënë Ilir Mirenës hape një portal me sekretariatin për medie në Lëvizje dhe shkruaj mirë për Lëvizjen",është shprehur në fund analisti Xhevat Sefa për gazetën "Kosova Sot"

Përfitimet materiale të pista i ndajnë bashkërisht

Mirëpo, edhe Sahitaj vlerëson se opinioni ynë shpejt e ka kuptuar se VV-ja nuk ka asnjë ndryshim nga partitë tjera, të cilat i etiketonin si hajna, sepse hajnitë e VV-së dolën në shesh shumë shpejt. "Andaj, në zgjedhjet lokale i humbën mbi 100 mijë votues. Fakti se VV-ja i ka fituar Prishtinën dhe Prizrenin nuk është argument që VV të krenohet, sepse po të ishte bërë rinumërimi Prishtina do t'i takonte LDK-së, mirëpo prapa skene ka vepruar një "njeri i fuqishëm" nga qeveria jonë, i cili ka intervenuar direkt në Gjykatën Supreme që ankesa e LDK-së për rinumërim të refuzohet. Ky intervenim dëshmon dhe është fakt se VV-ja nuk dallon asgjë nga partitë e tjera, sepse në prapaskenë përfitimet materiale të pista i ndajnë bashkërisht me krimin e organizuar. VV-ja do të pësojë humbje dramatike në të ardhmen e afërt, sepse aty janë tri klane, njëri klan i ndikuar nga Tirana e Edi Ramës se tejinkriminuar, njëri nga klani i dëshmuar kriminal 'Pronto' dhe tjetri i ndikuar nga të dyja anët e para, e të cilët ende janë konfuzë. Një parti e cila në kryesinë e saj ka shefa nënshtetas nga Shqipëria, ajo parti është e destinuar të humbë. Individët nga Shqipëria pa nënshtetësi të dyfishtë nuk kanë asnjë të drejtë të aderojnë e të dirigjojnë një parti me qendër në Kosovë. Po të ishte ashtu siç mendon Albin Kurti, atëherë edhe ne do të mund të bëheshim anëtarë të ndonjë partie në Shqipëri, por ata nuk lejojnë siç nuk lejohet zyrtarisht edhe në Kosovë. Bashkimi i trojeve shqiptare siç kanë menduar Albin Kurti e Hysamedin Ferri nuk bëhet ashtu, por ashtu veprojnë vetëm spiunët që financohen nga një forcë për të bërë përçarje dhe për të shkatërruar imazhin dhe shtetin e Kosovës", theksoi për gazetën analisti Reshat Sahitaj.

Guraziu: Degradimi i VV-së në krim të organizuar

Sipas analistit Ragip Guraziu, për zhgënjimin e madh qytetar të hetuar ndaj Lëvizjes 'Vetëvendosje' më se  miri ka folur dhe flet edhe mesazhi i para disa ditësh i Aida Dergutit, i cili flet për Albin Kurtin dhe për dominimin e thellë brenda VV-së, por edhe përçarjet që kanë kapur këtë subjekt politik për interesa materiale e kriminale kryesisht të shkaktuara nga Shpend Ahmeti dhe klani I tij kriminal."Përçarja tani në këtë subjekt politik të interesat dhe aferat me jahte e aeroplanë privatë të kreut të Prishtinës, Shpend Ahmeti, dhe njerëzve të lidhur me atë në Komunën e Prishtinës për përfitime nga krimi dhe për dominim brenda VV-së, tani nuk do koment, flet edhe mesazhi i Aida Dërgutit për Albin Kurtin për ndarje të thellë e që burimi i pakënaqësive të mëdha që mbretërojnë në këtë lëvizje të lidhen me aferat e skandaleve dhe korrupsionit në komunën e Prishtinë të mbrapshtën kësaj partie aferat e vazhdueshme në Prishtinë, ku ky mund të jetë vetëm fillimi i asaj që mund të ndodhë në të ardhmen e afërt. Është realisht vetë Blerim Devolli bashkë me klanin e jahtit, në krye me Dardan Sejdiun, Shpend Ahmetin, Dardan Molliqajn dhe klikën e tyre që po synojnë rrëzimin dhe eliminimin e Kurtit nga ndikimi e vendimmarrja do të zbardhet edhe më tutje fytyra e vërtetë, tanimë kriminale, e VV-së, me marrjen e qeverisjes kriminale të kryeqytetit. Falë Aida Dërgutit, publikimi i mesazheve inkriminuese në mediet kosovare, ku deputetja Aida Dërguti shprehet në mënyrë tepër fyese ndaj liderit faktik të VV-së, Albin Kurti, duke e quajtur MUT, e ka hapur 'kutinë e Pandorës' edhe për këtë subjekt, që si të gjitha partitë e tjera tanimë të inkriminuara ka filluar të bëjë gjithfarë pazaresh të pista e kriminale vetëm e vetëm që të qëndrojë e të përfitojë kriminalisht në pushtet", theksoi Ragip Guraziu për "Kosova Sot". Ai po ashtu ka theksuar se ky zhvillim me plot reagime është ilustrimi më i mirë për degradimin e VV-së thellë në krimin e organizuar me nëntokën dhe biznese të pista e kriminale, mënyra se si u bllokuan investitorët seriozë nga mercenarët e VV-së, e duke favorizuar klientelën e vet mafioze e mercenare. Analisti Reshat Badallaj vlerëson se ardhja e Shpend Ahmetit në klubin "Vetëvendosje" nuk është e rastë- sishme, sepse ky ka ardhur me qëllime të caktuara dhe të interesave të tyre personale. "Dhe, ky me dredhitë e tij, që Zoti e ka lindur për këtë marifet, kur e morën Prishtinën me dallavere, me vota të vjedhura, me mashtrime dhe rrena, u kap në vallen e krimit, ndonëse mundohej mjeshtërisht dhe tinëzisht, u kap me pelë për dore në vepër të krimit nga bandat kriminale të nëntokës së errët. Mirëpo, falë Zotit, kjo bandë mafioze u zu nga taksirati i Zotit dhe popullit dhe kanë filluar t´ia hanë kokën njëri-tjetrit dhe kurrë pa e hëngër mos mbetshin, se shumë zullum kanë bërë kundër këtij populli të vuajtur. Këta cuba, dilenxhinj, matrapazë dhe dallaveraxhinj, si Shpend Ahmeti, Dardan Mulliqaj, Dardan Sejdiu, Visar Ymeri dhe disa sejmenëve të tjerë aty rrotull, kanë bërë hata në Prishtinë, duke shitur tokat në zemër të Prishtinës, kanë dhënë e shitur leje ndërtimi dhe nuk kanë lënë gjë pa bërë kundërligjshëm", theksoi analisti Reshat Badallaj për gazetën "Kosova Sot". Sipas tij, këta dilenxhinj zhvilluan një propagandë të paparë. Një vlerësim krejtësisht të veçantë dhe analitik gjithëpërfshirës ka ishaktivisti i VV-së, tanimë i larguar, Xhevat Sefaj. Sipas Sefajt, në krejt këtë hallakamë të krijuar së fundi Albini është fitues në raport me SHIK-un e treshes: Shpendi, Visari, Dardani! "Albini duhet menjëherë si të lirohet nga burgu të distancohet nga veprimi terrorist që e ka bërë "Vetëvendosje" në Kuvend të Kosovës, në krye të së cilës kanë qenë Visar Ymeri dhe sekretar Dardan Molliqaj, që janë përgjegjës për njollosjen e Lëvizjes me këto veprime të panevojshme, të cilat po del që i kanë bërë bashkëpunëtorë të SHIK-ut për ta shkatërruar Lëvizjen. Albini që nga 2013 nuk ka përgjegjësi për këto veprime, sepse nuk ka qenë as anëtar i kryesisë në Lëvizje edhe krejt këto veprime kriminale i kanë bërë Visar Ymeri si kryetar dhe Dardan Molliqaj si sekretar organizativ, të cilët i kanë organizuar aktivistët e rinj me kryer veprime kriminale. Krejt çka i duhet Albinit me e fitu këtë betejë është me qenë më i guximshëm dhe me i vëmendshëm. Albinit guximi nuk i mungon, por tani duhet të veprojë fuqimisht! Vetëvendosje drejt profilizimit të saj: Djathtistët që janë pro kapitalizmit të egër dhe neoliberalizmit që përfaqësohet nga SHIK-u p?7rmes Shpend Ahmetit - tezakut të tij Visar Ymeri dhe Dardan Molliqaj dhe disa oportunistë që i mbajnë grupi i tyre me rroga kryesisht janë sekretariati i Lëvizjes, pra Devollizmi, SHIK-u po i rimerr anë- tarët e saj në parti politike pas humbjes së saj në zgjedhje. Majtistët socialdemokratë që janë kundër kapitalizmit të egër dhe kundër neoliberalizmit, e që përfaqësohen nga Albin Kurti, pra albinizmi që po ia arrin që SHIK-un ta qesë jashtë organizatës, sepse kanë legjitimitet popullor! Albini që para më shumë se një viti e kishte hetuar që Dardan Molliqaj e kishte futur Lëvizjen në një rrugë të gabuar, duke eliminuar aktivistët që e njohin Albinin si lider të Lëvizjes, e që njëri prej tyre isha edhe unë. Dardan Molliqaj dhe Visar Ymeri kishin planifikuar që në të gjitha qendrat e Lëvizjes të emërohen kryetar dhe sekretar dhe në pozitat kryesore, njerëz të tyre, për ta rritur dhe për të pasur më shumë ndikim në Lëvizje. Njerëzit e krahut të Dardan Molliqajt janë njerëz të shantazhuar, të cilët kanë kryer vepra të rënda kriminale", është shprehur analisti Xhevat Sefaj për gazetën "Kosova Sot". Prandaj, jo rastësisht njerëzit e Dardan Molliqajt i kanë pozitat kryesore në qendrën e Pejës, duke përfshirë Besnik Zeqirajn sekretar, i cili edhe është dënuar me gjashtë muaj burgim nga Gjykata themelore në Pejë, pasi është gjetur fajtor në djegien e një veture zyrtare të Gjykatës për Kundërvajtje në Pejë. Po në këtë rast janë të përfshirë edhe Berat Ganiqi kryesues i Këshillit të qendrës Pejë dhe Taulant Kelmendi nënkryetar i dytë i Lëvizjes 'Vetëvendosje' në Pejë. Të tre këta persona i ka emëruar Dardan Molliqaj, i cili i ka nën kontroll dhe po i shantazhon, sepse këta jorastësisht po mundohen ta mbajnë kinse rolin e neutralit brenda konfliktit në 'Vetëvendosje'. Në krejt këto zhvillime në 'Vetëvendosje' natyrisht se nuk është edhe Albini pa faj, prandaj Lëvizja, të cilën ai e themeloi dhe që frymon idetë e tij, do ta paguajë një çmim, sepse gaboi rëndë kur i besoi në mënyrë absolute Dardan Molliqajt, duke mos u kujdesur për organizatën, por duke e lënë të tërën në duar të njerëzve që devijuan keq dhe njëkohësisht bashkëpunëtorë të SHIK-ut. Gazeta u ka dërguar pyetje Shpend Ahmetit, Dardan Sejdiut, dhe Dardan Molliqajt të apostrofuar në shkrim, por si gjithherë nuk ka marrë përgjigje. 
"Kurti mund të jetë një pengesë për klanin kriminal të Shpend Ahmetit dhe Dardan Sejdiut, të cilëve pandalshëm e deri në pakufi "ua mbush gushën" korporata kriminale "Devolli" e ledhatuar nga pushteti në kryeqytet. Për këtë dëshmojnë disa nga njerëzit e pushtetshëm në VV, se mund të jenë më të këqij se këta të deritashmit të klanit "Pronto", bile edhe më të korruptuar se ata. Rasti kur po i fryjnë zjarrit mafio- oligarkët Devolli, të frikësuar se mund të humbasin projektet kriminale dhe zhvatëse prej qindra-milionëshe në Prishtinë, duke hequr qafe Albin Kurtin dhe ata që sadopak i kritikuan, e duke sjellë në krye të VV-se ata që iu lagin fytin: siç janë Shpend Ahmeti, Dardan Sejdiu, Dardan Molliqaj dhe klika e tyre mbështetëse dhe e tej inkriminuar. Tani janë bërë bashkë Shpend Ahmeti, Dardan Sejdiu, Dardan Molliqaj dhe klika e tyre, vetëm si një degë apo filial i veçantë i vëllezërve Devolli në VV, në Kuvend dhe në komunën e Prishtinës", theksoi analisti Ragip Guraziu për gazetën "Kosova Sot"

(Kosova Sot)