Burjani: Numri i veteranëve duhet të verifikohet

  • 18 December 2017 - 20:23
Burjani: Numri i veteranëve duhet të verifikohet

 Pavarësisht që deri tani nuk po dalin të dhëna nga Prokuroria e shtetit rreth kësaj çështje, hetimit dhe verifikimit, analisti Blerim Burjani thotë se ky proces duhet të rishikohet. "Numri i veteranëve duhet të verifikohet dhe duhet saktë të dihet se kush duhet të hyjë në këtë skemë sociale të përkrahjes, pra nuk duhet nxituar derisa të ketë hetime valide, të cilat do t'i nxjerrin organet e drejtësisë, që të gjithë ata që janë marrë me veprime të paligjshme të përgjigjen. Tash më duhet në radhë të parë të ketë hetime valide në këtë teme, të nxirret saktë numri atyre që e meritojnë të jenë pjesë e kësaj skeme, sepse ka shumë njerëz që nuk dihet sa kanë qëndruar as ku janë kanë gjatë luftës. Për këtë arsye kanë dyshuar edhe vetë veteranët", është shprehur Burjani. 

(Kosova Sot)