Abazi: Nuk ka vend për oligarki në Vetëvendosje

  • 18 December 2017 - 20:29
Abazi: Nuk ka vend për oligarki në Vetëvendosje

Anëtari nga Shqipëria i Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje, Boiken Abazi, ka vlerësuar se partia e tij “ka rivendosur në binarë demokracinë e brendshme”, pas mbajtjes së mbledhjes së organit më të lartë vendimmarës të partisë, të dielën.

Nëpërmjet një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook, Abazi ka thënë se në Vetëvendosje më nuk ka vend për oligarki.

“Kush kërkon zgjidhje në ‘grupe të vogla’, jashtë organeve të zgjedhura vendimmarrëse, nuk kërkon demokraci por oligarki”, ka shkruar ai.

“Prej ditës së diel, me mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm, organit më të lartë vendimmarrës, Lëvizja e ka rivendosur në binarë demokracinë e brendshme”, ka thënë Abazi.

“S’ka më kush që e ndal trenin e idealit që lëviz i sigurtë mbi këta binarë, dhe janë të ftuar të hypin në këtë tren të gjithë ata që besojnë te parimet, synimet dhe organizata e Lëvizjes. Bashkë është e mundshme”, është shprehur ai.

(Kosova Sot)