Kryeministrja serbe kërkon siguri nga Mogherini për formimin e Asociacionit

  • 18 December 2017 - 21:33
Kryeministrja serbe kërkon siguri nga Mogherini për formimin e Asociacionit

Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiq, në takimin që ka pasur me shefen për diplomaci të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini, ka deklaruar se rruga drejt BE'së është shumë e rëndësishme për shtetin serb.

Në takimin që pati me përfaqësuesen e BE-së, kryeministrja serbe theksoi se dialogu Kosovë-Serbi duhet të vazhdojë, por që të zbatohen edhe marrëveshjet e arritura deri më tani.

“Dialogu Kosovë-Serbi është shumë i rëndëisshëm për ne, dhe ai duhet të intensifikohet. Për Serbinë është me rëndësi të madhe që të sigurohet formimi i Asociacionit, dhe të zbatohen të gjitha marrëveshjet e arritura në Bruksel”, tha Brnabiq.

Kurse, Mogherini deklaroi se viti i ardhshëm do të jetë vendimtar për perspektivën evropiane të rajonit, dhe do të duhet përshpejtim i të gjitha proceseve.

Mogherini sonte ka organizuar një darkë joformale me të gjithë kryeministrat e vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Në takim po merr pjesë edhe kryeministri Haradinaj, i cili deklaroi se ka pasur bisedë miqësore me Mogherinin.

Ai shtoi se Kosova do ta marrë atë që meriton.

(Kosova Sot)