Shpërthen Kryemadhi: Rama sot i tha qytetarëve ju jeni skllevërit e mijë!

  • 18 December 2017 - 21:36
Shpërthen Kryemadhi: Rama sot i tha qytetarëve ju jeni skllevërit e mijë!

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ka hedhur një sërë akuzash drejtuar kryeministrit Edi Rama duke thënë se ajo që ka bërë sot kreu i qeverisje ishte një tallje e hapur ndaj shqiptarëve.

E ftuar në emisionin “Tonight” të Ilva Tares dhe në lidhje me debatin për zgjedhjen e kryeprokurorit, Kryemadhi tha se sot Edi Rama i tha shqiptarëve se ata janë skllevërit e tij.

Kryemadhi: Pse duhej shkelur Kushtetuta sot? Është një arrogancë e zt.Rama për t'u thënë shqiptarëve që unë nuk pyes për ju, ose jeni skllevërit e mi dhe unë e di se çfarë do të bëni. Manipulimi është i jashtëzakonshëm.

Tare: Ky është momenti që merrni kartat?

Kryemadhi: Ai u ka marrë jetën shqiptarëve.

(Kosova Sot)