Femrat shpenzojnë 30 minuta në javë për të bërë “selfie”, ja si ta reduktojmë këtë kohë

  • 18 December 2017 - 21:48
Femrat shpenzojnë 30 minuta në javë për të bërë “selfie”, ja si ta reduktojmë këtë kohë

Trendi i “selfie” duket se do të jetë i përjetshëm, por a e keni menduar ndonjëherë se sa shumë kohë shpenzoni duke u marrë me to?

Një studim i fundit ka arritur të nxjerrë një mesatare prej 30 minutash në jave, kohë e shpenzuar nga femrat duke bërë “selfie”. Grupmosha e përfshirë në studim është 18-35 vjeçe.

Ajo ç’ka bën përshtypje është fakti që nga personat që ishin pjesë e studimit 29% pranojnë se bëjnë “selfie” sepse mendojnë se duken bukur, ndërsa 23% pranojnë se “selfiet” ndikojnë në rritjen e vetëbesimit.

Të ndjerit e bukur teksa pozon duket se është thelbi i gjithë harxhimit të kohës, prandaj ne do t’ju tregojmë disa këshilla për t’u dukur perfekte.

Përdorni hidratues vajza!

Hidratuesi ka shumë e rëndësi për vetë faktin se i jep fytyrës shkëlqim dhe në këtë mënyrë nuk duket e tharë, për me tepër ndikon në qëndrueshmërinë e grimit. Në këtë rast mund të zgjidhni mes kremrave ose vajrave hidratues.

Vazhdimin e vendosni ju me grim ose pa grim gjithsesi do dukeni bukur.

(Kosova Sot)