Ndodh edhe kjo, në një lokal vampirësh, klientëve u shërbehej për të pirë gjak

  • 18 December 2017 - 22:03
Ndodh edhe kjo, në një lokal vampirësh, klientëve u shërbehej për të pirë gjak

Filmat e shumtë me vampirë duket se po ndikojnë edhe në jetën e përditshme të njerëzve. Kështu, në Venecia, policia ka zbuluar një lokal, ku pronari i saj përgatiste pije me gjak dhe ua shërbente klientëve. Klientë të kësaj pije ishin katër të rinj, të moshës 17-18 vjeç. Policia ka ndërhyrë pas denoncimit të Gris, një shoqate që prej 26 vjetësh merret me studimin e sekteve dhe kishave satanike.

“Për fat të keq vampirizmi është një fenomen me rritje të shpejtë. Kohët e fundit është rritur ndjeshëm prej filmave apo telefilmave më vampirë, apo festive të tilla si Halloween. Nga vampirizmi pastaj është e lehtë të kalosh në satanizëm dhe në konsumim të drogave apo perversiteteve seksuale dhe sadizmit”, ka thënë Giusepe Bisetto, nga Gris. Në Venecia mendohet se ka 35 sekte dhe kisha satanike, ku janë të përfshirë më shumë se 300 persona, edhe pse për momentin nuk ka të dhëna zyrtare.

(Kosova Sot)