Sëmuret nga demenca në moshën 49-vjeçare

  • 01 August 2015 - 21:49
Sëmuret nga demenca në moshën 49-vjeçare

Sikur edhe çdo nënë tjetër, Lorayne Minahan, për shkak të shumë punëve ajo ka menduar se është thjeshtë harrestare. Por, pas një kontrollimi u zbulua se harresa e saj ka një sqarim më ogurzi. Në muajin prill, ajo u diagnostikua me një formë të rrallë të demencës, me emrin demencë frontotemporale, transmeton Kosova Sot.

Shkon në altar

E tronditur, nëna e dy fëmijëve u desh që të përballet me një realitet të dytë të hidhur, pasi që specialistët i thanë se ajo ka mes 2 dhe 8 viteve kohë për të jetuar para se sëmundja t’ia marrë jetën. Por, duke refuzuar që t’i dorëzohet demencës, ajo tani është zotuar që të mbledhë kujtesa të jetës gjatë kohës së mbetur. Ditëlindja e saj e 50 do ta shohë gjyshen duke shkuar në drejtim të altarit pasi që do të martohet me partnerin e saj Simon Burgess.

Para diagnostikimit ka harruar gjithnjë e më shumë

Ajo planifikon që të ngjitet në një ballon me ajër, dhe ta shohë heroin e saj të fëmijërisë, Gary Numan-in në koncert para se t’i dështojë kujtesa. “Përpiqem që të mos lexoj në internet në lidhje me sëmundjen. Pasi që është shumë e frikshme. Jam mjaft pozitive në lidhje me këtë, dëshiroj që të vazhdoj të kënaqem në jetë sa mundem, dhe t’i bëj të tjerët më të vetëdijshëm për këtë sëmundje të tmerrshme”, ka thënë ajo. Ish-pastruesja, e cila ka dalë në pension për shkak të sëmundjes, ka thënë se para diagnostikimit ka harruar gjithnjë e më shumë.

(Kosova Sot)