Putin me fjalë të mëdha për Kim Jong-un

  • 12 January 2018 - 21:16
Putin me fjalë të mëdha për Kim Jong-un

"Lideri i Koresë së Veriut, im Jong-un ka dalë fitues në krizën më të fundit rreth Gadishullit Korean", thotë presidenti rus, Vladimir Putin. Ai beson se Pheniani tani po përpiqet të zbusë tensionet.

"Unë besoj, zoti Kim Jong-un sigurisht ka fituar këtë raund," i tha Putin gazetarëve në një takim me mediat ruse. Ai tha se Koreja e Veriut ka arritur qëllimin e saj strategjik.

"Ai ka një bombë bërthamore dhe një ... raketë me një rreze deri në 13,000 kilometra që mund të arrijnë pothuajse çdo vend në Tokë ose të paktën çdo territor të kundërshtarit të tij të mundshëm ", u tha Putin gazetarëve të enjten. Presidenti rus tha se lideri i Koresë së Veriut ka gjasa të kërkojë lehtësimin e tensioneve në rajon.

"Ai është tashmë një politikan absolutisht i matur dhe i pjekur," shtoi Putin, transmeton oraneës.

Kriza e fundit rreth Gadishullit Korean shpërtheu në shtator 2017 pasi Pheniani  pretendoi se kishte kryer një test bombë me hidrogjen.

Rusia dhe Kina, nga ana tjetër, kanë bërë thirrje për një zgjidhje paqësore të krizës që nga fillimi. Moska dhe Pekini paraqitën një iniciativë "ngrirjeje të dyfishtë" që parashikonte që SHBA dhe aleatët e saj të ndalonin të gjitha ushtrimet e mëdha ushtarake në rajon në këmbim të Phenianit që pezullonte programin e raketave bërthamore dhe balistike. Iniciativa u refuzua nga Uashingtoni.

(Kosova Sot)