Hertica: Gjykata i bëri bashkë rivalët e vjetër

  • 13 January 2018 - 13:29
Hertica: Gjykata i bëri bashkë rivalët e vjetër

Analisti Ali Hertica tha për "Kosova Sot" se çështja e Demarkacionit për qeverisjen është vendimtare dhe janari do jetë muaj i hidhur për Qeverinë "Haradinaj". "Politika dhe strategjia e Kadri Veselit po tregohet dinake, duke mos dhënë sinjal për të ratifikuar Demarkacionin dhe kjo tregon se Veseli do ta përdorë këtë si dështim të Qeverisjes 'Haradinaj',duke bashkëvepruar me z. Hashim Thaçin në këtë drejtim", u shpreh ai. "Tani janë shfaqur edhe shumë akuza për liderët politikë, të cilët janë të involvuar në të gjitha rastet e vrasjeve politike nga tabori i subjekteve politike, ku decidivisht i burgosuri Shkumbin Mehmeti deklarohet dhe shpjegon të gjitha planet për këto vrasje politike në Kosovë", vijoi Hertica më tutje. "Kryekuvendari Kadri Veseli do t'i përdorë të gjitha këto si poenë politikë, që në rast të rënies eventuale të Marrëveshjes së Demarkacionit në Kuvendin e Kosovës, do të mund të ashpërsohen marrëdhëniet mes tyre, dhe subjekteve politike të koalicionit të tashëm qeverisës, por jo domosdoshmërisht të bjerë Qeveria", theksoi ai. Sipas tij, tani mund të themi se mbas të gjitha këtyre përplasjeve politike shumë lehtë mund të ketë një 'deja vu' për të gjithë ata që ishin dhe janë keqpërdoruesit e politikës dhe pasurisë së shtetit të inkriminuar. 

(Kosova Sot)