Ja çfarë thotë Jahjaga për vendimin e Kuvendit për Specialen
Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, ka përshëndetur vendimin e sotëm të Kuvendit të Kosovës për Gjykatën Speciale.
“Vota për Gjykatën Speciale tregon se Kosova e ka seriozisht sundimin e ligjit dhe është serioze në raporton me drejtësinë”, ka shkruar Jahjaga në Twitter në gjuhën angleze.
Ndërkaq, reagime tjera nga bashkësia ndërkombëtare ende nuk ka në lidhje me votimin e Kuvendit që i hap rrugë themelimit të Gjykatës Speciale.