Gjendet i mbytur 65-vjeçari me depresion
Një burrë është gjetur i mbytur në rezervuarin e fshatit Bletas (Bratomirë).
G.M, rreth 65 vjeç, banues në Podgorie-Maliq vuante nga depresioni,
Nga të dhënat e para dhe këqyrja e trupit të viktimës nuk janë konstatuar shenja dhune.
Nga deklarimet e marra familjarëve, rezulton se më datë 13 janar 65-vjeçari ishte larguar nga banesa në mbrëmje, pa lënë informacion mbi vendndodhjen e tij.
Grupi hetimor po punon për të përcaktuar shkaqet e vdekjes dhe për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.
(Kosova Sot)