Shkon në 10 numri i viktimave në Shipkovicë (Foto)

  • 03 August 2015 - 21:57
Shkon në 10 numri i viktimave në Shipkovicë (Foto)

Ka shkuar në dhjetë numri i viktimave në Shipkovicë të Tetovës, si rezultat i shembjes së një shpati mbi fshatin, njoftojnë për gazetën "Lajm" banorët e këtij fshati, ndërkohë që këto të dhëna rreth numrit të viktimave akoma nuk janë konfirmuar zyrtarisht.

Në fakt fshati Shipkovicë sot pasdite, është përfshirë nga vërshime apkaliptike, që për pasojë kanë patur shembjen e një shpati, mbi këtë fshat malor, që ka mbuluar dhjetëra shtëpi të këtij vendbanimi. Banorët që i kontaktoi "Lajm", thanë se dheu dhe gurët e shembur, kanë arritur lartësinë e minarës së xhamisë. Banorët apelojnë për ndihmë mjekësore, duke kërkuar që të aktivizohen helikopterët e policisë, sepse rrugët janë të bllokuara. Raportohet edhe për të zhdukur tjerë dhe të lënduar, por numri i tyre i saktë, akoma nuk dihet.