Ish-gruaja nuk e lë të takojë fëmijët, 55-vjeçari shqiptar tenton vetëvrasjen

  • 03 August 2015 - 23:00
Ish-gruaja nuk e lë të takojë fëmijët, 55-vjeçari shqiptar tenton vetëvrasjen

Një 55-vjeçar shqiptar i dëshpëruar për mallin ndaj fëmijëve të tij, zgjodhi si alternativë të fundit vetëvrasjen. 55-vjeçari i lindur në Shqipëri tentoi të vetëflijohej sot në autostradën që të çon në aeroportin e Fiumiçinos, në Romë.

“La Repubblica” raporton se, shqiptari i cili jeton në Francë, hipi në një nga tabelat e rrugës dhe tentoi të hidhet prej andej, nga një lartësi prej më shumë se 10 metrash.

Sipas mediave italiane, shqiptari, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, është i divorcuar dhe ish-bashkëshortja e tij nuk e lejonte që të takonte fëmijët.

145029279-20557c05-c8d9-40f0-9bb5-5160d579c910

Menjëherë në vendngjarje mbërritën zjarrfikësit dhe policia, që e bindën pas disa minutash shqiptarin që të hiqte dorë nga tentativa e vetëvrasjes.

Pasi u bind, ai u shoqërua në spital për t’iu nënshtruar testeve mjekësore, në rast mos kishte patur ndonjë dëmtim, apo problem tjetër shëndetësor, transmeton Shekulli.

145029133-4c205abf-c0b8-4300-9ead-b0438317407e

Pas testeve mjekësore, për të mund të ngrihet një padi për prishje të qetësisë publike. Sipas informacioneve, ai kishte ardhur nga Nisa e Francës në Itali për të parë fëmijët, por ish-bashkëshortja nuk e kishte lejuar.