SEFAJ: FAMILJA DEVOLLI JANË VETËM MENAXHERË, PRONARËT E VËRTETË JANË NËNTOKA KRIMINALE E SHIK-UT!

  • 15 January 2018 - 18:48
SEFAJ: FAMILJA DEVOLLI JANË VETËM MENAXHERË, PRONARËT E VËRTETË JANË NËNTOKA KRIMINALE E SHIK-UT!

Ish-aktivisti i këtij subjekti politik, Xhevat Sefaj, akuzon drejtpërdrejt mikroborgjezët materialistë, siç i quan ai të Shpend Ahmetit përballë proletarëve idealistë të Albin Kurtit që tani po e shkatërrojnë këtë subjekt politik! "Arsyeja pse Shpendi nuk ishte në prezantimin e platformës se kandidatit për kryetar të Lëvizjes 'Vetëvendosje', Albin Kurti, është e qartë, Shpendi e kishte organizuar një takim të improvizuar në Tiranë vetëm e vetëm që të mos jetë prezent në takimin e organizuar nga Albini.Duket krejt e palogjikshme, e pazakontë, e jashtë çdo protokolli takimi i dy kryetarëve, Ahmeti e Veliu, ditën e shtunë, që ishte ditë pushimi.'Vetëvendosje' është në prag të ndarjes në mes të mikroborgjezëve materialistë të Shpend Ahmetit dhe proletarëve idealistë të Albin Kurtit, kjo e fundit gjithnjë sipas krahut të Shpend Ahmetit, i cili është në prag të formimit të një partie të re, prapa Së cilës qëndron SHIK-u.SHIK-u, i cili nga nëntoka po arrin që shpëlarjen e parave e kapitalin e bashkuar nga krimi, po i investon e riinveston në kompaninë e tyre piramidale 'Devolli' kompani të menaxhuar nga familja Devolli, familja Devolli janë vetëm menaxherë, pronarët e vërtetë janë nëntoka kriminale e ShIK-ut", është shprehur Sefaj.Sipas tij, SHIK-u ka edhe kompani tjera financiare në Kosovë, të cilat i ka regjistruar në emër të menaxherëve të tyre."Prandaj, ata e kanë gjetur momentin e përshtatshëm pasi erdhi Shpend Ahmeti në krye të Komunës së Prishtinës, një menaxher e mirë për të investuar e pasur nën kontroll kryeqytetin nga Shpend Ahmeti", theksoi Sefaj për "Kosova Sot".Madje ai pohon se partitë që me ose pa vetëdijen e tyre e kultivojnë fashizmin kanë dështuar dhe do të dështojë edhe partia e re e Shpend Ahmetit! "Partia e parë që e kultivoi fashizmin ishte ORA, parti me idenë liberale, qytetare, e shtrirë vetëm në zonat urbane të qyteteve, kinse me kuadro të shkolluar të qytetit dhe me bindjen se vetëm qytetarët janë njerëz që mendojnë racionalistë, kjo nuk është se ata në fillim e kanë këtë qasje fashiste, por gjatë aktivitetit, duke besuar vetëm te një grup mikroborgjez rreth tyre, i bën ata të përfundojnë të tillë dhe të refuzuar nga pjesa më e madhe e qytetarëve, sepse e shihnin se politikani nuk është njeri prej tyre.Partia e dytë fashiste si vazhdimësi e ORAS ishte Fryma e Re, FER, pjesë e së cilës isha edhe vetë.Prandaj dështoi sepse që në embrion nismën e kishte fashiste, me njerëz kinse të shkolluar dhe vetëm ata dinë dhe duhet ta qeverisin shtetin.Kjo nuk do të thotë që edhe në vendbanime rurale nuk ka qasje fashiste në raport me qytetarët e vendbanimeve urbane, mirëpo partitë tjera të formuara nga katundarët, si LDK, PDK, AAK e tjera, po del që po kanë qëndrueshmëri, sepse nuk kanë program as nuk nisen nga ideja që janë nise këto partitë e para ORA dhe FER e tani partia e re e Shpend Ahmetit", theksoi Xhevat Sefaj për "Kosova Sot".

(Kosova Sot)