Ish-senatori Bob Dole nderohet me Medaljen e Artë të Kongresit

  • 17 January 2018 - 23:14
Ish-senatori Bob Dole nderohet me Medaljen e Artë të Kongresit

Ish-senatori Bob Dole është nderuar me Medaljen e Artë të Kongresit amerikan "për shërbimin ndaj vendit".

Bob Dole ka qënë kandidat republikan për president në vitin 1996 dhe kryetar i shumicës republikane në Senat nga viti 1985 - 1996. 

Ai është veteran i Luftës së Dytë Botërore. 

Në ceremoni morën pjesë Presidenti Donald Trump, Nënpresidenti Mike Pence, Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve Paul Ryan, Kryetari i shumicës republikane në Senat Mitch McConnell, drejtuesja e demokratëve në Dhomën e Përfaqësuesve Nancy Pelosi dhe drejtuesi i demokratëve ne Senat Chuck Shumer.

(Kosova Sot)