Policia italiane shkatërron bandën e shqiptarëve që vranë adoleshentin për pazare droge

  • 17 January 2018 - 23:24
Policia italiane shkatërron bandën e shqiptarëve që vranë adoleshentin për pazare droge

Policia italiane ka shkatërruar një bandë kriminale e përbërë nga 6 shqiptarë, ku 6 prej tyre janë vënë në pranga.

Lajmi bëhet i ditur nga mediat italiane sipas të cilave, në pranga kanë rënë M. L 34 vjeç, M.O 30 vjeç, M.A., X.A. M.D dhe M.K.

Sipas policisë italiane, shqiptarët janë të gjithë emra të njohur për drejtësinë e vendit fqinj, veçanërisht në trafikun e drogës.

Mediat italiane theksojnë se banda është nën hetim prej më shumë se 1 viti, dhe krahas trafikut të drogës, akuzohen edhe për vrasjen e një adoleshenti shqiptar, ngjarje kjo e ndodhur më 23 dhjetor 2016 në Varese.

Në atë kohë, gjatë kontrollit të ushtruar në shtëpinë e të riut shqiptar u gjetën 20 kg heroinë, çka nisi dyshimet e policisë se vrasje ishte ardhur për shkak të pazareve të drogës.

Pas verifikimeve të pëersonave të cilit kishin kontakte me të deri në ditën e fundit të jetës u bë i mundur identifikimi i bandës së shqiptarëve, të lartpërmendur.

(Kosova Sot)